Ministrja spanjolle e Punës Yolanda Díaz ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale që përfshin dhënien e çdo të riu në vend 20,000 euro, të cilat, kur të mbushin 18 vjeç, mund t’i shpenzojnë për të mësuar, trajnim ose hapjen e një biznesi.
Sipas platformës së ministres, e cila shpalli strategjinë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme në Spanjë, të cilat do të mbahen më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë euro, të cilat do të mblidheshin nga taksat e të pasurve.
Siç u tha, qëllimi është garantimi i mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht prejardhjes familjare apo të ardhurave./FolDrejt/