Një banor i komunës së Shtimes ka njoftuar se ka gjetur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në një pyll ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar./FolDrejt/