Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka publikuar fotografi nga Klinika Infekive në QKUK, nga ku ka treguar se si nis dita aty, pasë parasysh fluksin e madh me pacientët e infektuar me COVID-19.
Havolli ka treguar se në orën 07:00 të mëngjesit, bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do aplikohen tek pacientët me COVID-19, nën prezencën e infektologut Sali Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Ai tregon se këto ndërhyrje kryhen bazuar në gjendjen shëndetësore të pacientit.
“Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejm me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen……., për këtë ju garantojmë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kështu nis puna Mjekë e Infermierë në Klinikën Infektive!
Që nga ora 7:00 e mengjesit,…… fillimisht bëhen planifikimet dhe ndëryhrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët me covid-19-të me prezencen e përditëshëme të Prof.dr.Salih Ahmetit sipas gjendjës shëndetësor momentale si dhe analizave të tyre për secilin pacientë veç e veç!
NE, funksionojm vëtëm si ekip profesionale.
Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejm me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen……., për këtë ju garantojmë!
FAMILJAR, MIQ E QYTETARË TË NDERUAR, NESE JU KENI NDONJË TË FAMILJËS TË PREKUR ME COVID -19-të DHE DUKE U TRAJTUAR TEK NE ,JU RRINI TË QETË, NE DO KUJDESEMI SIKUR TË JEN FAMILJAR TAN!
SHËRIM TË SHPEJT PËR TË GJITHË ATA TË PREKUR MË KËTË VIRUS !.