Bernardo Silva ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Manchester Cityn deri në vitin 2026, shkruan Sky Sports, transmeton Fol Drejt.
Silva, i cili iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017, ka fituar pesë tituj të Premierligës, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve në gjashtë vitet e tij në Etihad.
Fituesit e trefishtë tani kanë Silvën për një vit shtesë pasi ai ra dakord të zgjaste qëndrimin e tij përtej 2025.
“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme në Manchester City dhe jam i kënaqur që do të zgjas kohën time këtu”, tha Silva, i cili kishte tërhequr interes nga Barcelona dhe Paris Saint-Germain këtë verë.
“Fitimi i trefishtë sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri dhe pasion të tillë”, shtoi tutje Silva.