Al-Nassr pritet të bëjë një lëvizje për Bernardo Silva pasi dështoi në transferimin e futbollistit Hakim Ziyech.
Anësori i Chelseat raportohej se mund t’i bashkohej skuadrës saudite për 8 milionë funte, por kjo tani ka dështuar. Besohet se kjo është për shkak të dështimit për të rënë dakord për kushtet personale, megjithëse është pohuar gjithashtu se ka pasur probleme gjatë ekzaminimit mjekësor.
CBS Sports raporton se Al-Nassr e sheh Silvën si një opsion alternativ dhe shpreson që Cristiano Ronalo mund të ndihmojë në sjelljen e futbollistit të Manchester Cityt në klub, përcjell Fol Drejt.