Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kryesore në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, përpara se të tërhiqeshin, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Para se të iknin nga Kherson, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën kritike: komunikimet, ujin, ngrohjen, energjinë elektrike, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Kryebashkiaku i Kherson tha se situata humanitare ishte “e rëndë” për shkak të mungesës së ujit, ilaçeve dhe bukës, pasi banorët festuan çlirimin e tyre në atë që Zelenskiy e quajti “ditë historike”.
Reuters gjithashtu raportoi se kryetari i bashkisë, Roman Holovnia, i tha televizionit:
Qyteti ka një mungesë kritike, kryesisht të ujit. Aktualisht nuk ka mjaft ilaçe, nuk ka bukë të mjaftueshme sepse nuk mund të piqet: nuk ka energji elektrike.
Zelenskiy tha se autoritetet, në përpjekjet e tyre për të stabilizuar rajonin, kishin trajtuar rreth 2,000 mina, tela dhe predha të pashpërthyera të mbetura nga rusët në largim./FolDrejt/