Bayern Munich fitoi titullin e Gjermanisë pas një xhiroje dramatike të fundit në të cilën Borussia Dortmund barazoi 2-2 me Mainz, ndërsa Bayern mundi Kölnin 2-1 jashtë shtëpisë. Borussia hyri në turin e fundit me dy pikë avantazh ndaj Bayernit, por nuk arriti të fitonte dhe të siguronte titullin.
Bayern kaloi shpejt në epërsi në pjesën e parë. Kingsley Coman shënoi gol në minutën e tetë për 0:1. Bayern nuk luajti veçanërisht mirë në pjesën e parë, të paktën për sa i përket rasteve, por në kohën e fundit të pjesës së parë, arriti të shënonte sërish, por u anulua me ndërhyrjen e VAR-it. Shënues ishte Sane.
Borussia Dortmund kishte shumë më tepër raste në pjesën e parë kundër Mainz, por shkoi në pjesën e parë me dy gola disavantazh. Andreas Hanche-Olsen shënoi pas një goditje nga këndi në minutën e 15-të dhe menjëherë pas tij Sebastien Haller pati mundësinë për të barazuar nga pika e bardhë. Por gjuajtja e tij u ndalua nga portieri i Mainz-it, Dahmen. Pas kësaj, në minutën e 24-të erdhi një tjetër goditje për vendasit. Lee krosoi nga e majta për Onisiwun, i cili shënoi për të dyfishuar epërsinë e Mainz.
Në pjesën e dytë, Bayern pësoi gol në minutën e 81-të. Dejan Ljubiçiq shënoi nga penalltia dhe më pas filloi drama pasi në atë moment Borussia kishte një pikë më shumë në tabelë.
Tuchel hodhi futbollistët në sulm, futi në lojë Jamal Musiala, i cili shënoi një gol vendimtar për titull në minutën e 89-të. Dortmundi arriti të barazojë në sekondat e fundit, por nuk mjaftoi. Bayern fitoi kampionatin sepse kishte një golaverazh më të mirë, transmeton Fol Drejt.