Stema e FSK-së që e bartin ushtarët e Kosovës del të jetë e kopjuar nga një kompani amerikane e sigurimit fizik.
Deri tani në Kosovë akush nuk e dinte se edhe në SHBA një kompani amerikane bart stemën e njëjtë me të FSK-së, derisa në Facebook e solli Shpat Komoni.
Duket se krejt çfarë ka bërë “dizajnuesi” i stemës së FSK-së, është heqja e emrit nga stema të kompanisë amerikane, dhe vendosja e gjashtë yjeve mbi të.
Periskopi ka bërë disa kërkime në internet për të konfirmuar këto gjetje.
Me kërkime të thjeshta me emrin e kompanisë “American Premier Security” gjen që kompania është ekzistenciale dhe mban logon e njëjtë, të cilën e bartë edhe FSK-ja.