Një skelet tiranosaurit që thuhet se është shumë i vjetër, iu shit një personi privat në një ankand në Cyrih për 5.55 milionë franga zvicerane (rreth 5.6 milionë euro), që është hera e parë që një skelet i tillë del në ankand në Evropë.
Ky ekzemplar dinosauri përshkruhet si një nga skeletet më spektakolare që ekzistojnë, me përmasa 11.6 metra të gjatë dhe 3.9 metra të lartë, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.