Forcat paraushtarake sudaneze të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ranë dakord sot për një armëpushim 24-orësh duke filluar nga ora 18:00, pas disa ditësh përleshje me ushtrinë sudaneze.
“Ne konfirmojmë angazhimin tonë të plotë për një armëpushim të plotë dhe shpresojmë që pala tjetër do t’i përmbahet armëpushimit siç është paralajmëruar,” shtoi RSF në një deklaratë, njoftoi Reuters.
Nuk dihet ende nëse ushtria sudaneze do të njoftojë se do të respektojë armëpushimin, transmeton Fol Drejt.