Mbi 50 delfinë të zinj janë bllokuar në një plazh në ishullin Lewis në Skoci dhe prej tyre vetëm 10 raportohet se janë gjallë.
Shërbimi Britanik i Zhytjes për Shpëtim Jetën Detare (BDMLR) njoftoi se ishte alarmuar nga policia mëngjesin e sotëm se delfinët e zinj ishin bllokuar në Hebridet e jashtme, raportoi gazeta britanike “Guardian”.
BDMLR deklaroi se mjekët e tyre lokalë të gjitarëve detarë aktualisht po ofrojnë ndihmën e parë për delfinët e zinj dhe mjekët nga zonat përreth po përgatisin furnizimet dhe po rregullojnë transportin për në ishull./FolDrejt/