Menaxheri i portierit gjerman të futbollit Alexander Nubel (26), Stefan Backs, përjashtoi mundësinë e rikthimit të hershëm të klientit të tij nga Monako në Bayern.
Nubel u huazua nga Bayern te Monaco në verën e vitit 2021. Ai duhet të qëndrojë atje deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm më pas të kthehet në Bavari, duke qenë se ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2025.
Por pasi portieri i parë i Bayernit Manuel Neuer theu këmbën gjatë skijimit muajin e kaluar dhe nuk do të kthehet deri në fund të këtij sezoni, Nubel doli si kandidati kryesor për vendin e Neuer.
“Rikthimi në Bayern nuk është një opsion. Aleksandri do të luajë pjesën e dytë të sezonit për Monacon,” tha Backs dhe me të është dakord Nubel, i cili postoi një foto të tij me një fanellë të Monakos në rrjetet sociale dhe shkroi: “Çfarë tjetër?”
Pas dëmtimit të Neuerit, Bayerni mbeti me vetëm një portier me përvojë, 34-vjeçarin Sven Ulreich, ndërsa asnjë nga portierët e tjerë në skuadrën aktuale nuk ka përvojë të luajë për ekipin e parë. Kampionati gjerman i futbollit rifillon pas një pauze dy mujore për shkak të Kupës së Botës këtë fundjavë dhe Bayern do të ketë si kundërshtar të parë RB Leipzig, transmeton Fol Drejt.