Tirana dhe Crvena Zvezda përballen me njëra tjetrën sot në turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi fillon në orën 20.00, në Air Albania.
Bardheblutë kanë zhvillaur mbrëmë në orën 20.00 stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe të gjithë janë gati për të dhënë ndihmën e tyre. Pavarësisht nivelit të vështirësisë që ka kundërshtari, ekziston besimi se Tirana do kalojë tutje.
Kujtojmë që në turin e parë bardheblutë eleminuan Dinamon e Tbilisit me rezultatin 2-0.