Sot do të bëhet ndarja e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Ceremonia do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës duke filluar nga ora 14:00, transmeton Fol Drejt.
Laureat i çmimit “Muslim Mulliqi” sivjet është Akademik Rexhep Ferri.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të marrë pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku./FolDrejt/