Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen sot në Kuvendin shqiptar për ta shënuar 110 vjetorin e pavarësisë.
Kjo mbledhje pritet të fillojë nga ora 10, transmeton Fol Drejt.
Seancën do ta nisë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e pas saj do të flasë homologu nga Kosova, Glauk Konjufca.
Deputetëve do t’iu drejtohen edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Fjalime do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme./FolDrejt/