Ministria e Ekonomisë sot do të lansojë thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Me rastin e lansimit të “Thirrje për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për medie, përcjell Fol Drejt.
Në njoftimin për media nga kjo ministri thuhet se konferenca do të mbahet para objektit të Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga ora 11:30./FolDrejt/