Sot do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.
Kjo ceremoni do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Fol Drejt.
Të pranishëm do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë./FolDrejt/