Në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, pritet që sot të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.
Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përcjell Fol drejt.
Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.
Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.
Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi./FolDrejt/