Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot nis procesi i rinumërimit të votave sipas vendimit të PZAP-së.
“Sot në orën 16:00 fillon procesi i të gjitha këtyre rinumërimeve të votave me postë dhe kusht”, tha Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve, Burim Ahmetaj.
Ai shtoi se prezent në QNR do të jenë Prokuroria dhe hetuesit nga ana e Policisë së Kosovës.