Sot përpara 30 vjetësh, 8 prill 1989, dy gjermanolindorë tentuan të kalojnë murin e Berlinit. Përkundër paralajmërimeve të policisë, Michael B. dhe Bert G. vrapuan për të kaluar kufirin, megjithatë, shumë shpejt dëgjuan një krismë. Ata u ndalën pasi nuk deshin të rrezikojnë jetën.
Pa ndonjë rezistencë, dyshja u dorëzua. Ata u dënuan me 20 muaj burg, prej të cilëve i mbajtën shtatë muaj. Kjo pasi në natën mes 9 dhe 10 nëntorit 1989, muri i Berlinit ra. Shtatë muaj burg, për një mur shtatë metra të gjatë. Një çmim i shtrenjtë.
Deri 1989 Gjermania ishte e ndarë – Gjermania Perëndimore ishte aleate e shteteve liberale demokratike, kurse Gjermania Lindore ishte pjesë e sistemit monist dhe aleate e Bashkimit Sovjetik./Foldrejt.com