Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot, gjatë vizitës së tij në Japoni, se Aleanca do të vazhdojë të forcojë partneritetin e saj me Japoninë në mes të luftës në Ukrainë.
“Lufta në Ukrainë është e rëndësishme për të gjithë ne dhe për këtë arsye ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për mbështetjen që po jep Japonia”, tha Stoltenberg në një fjalim të shkurtër pas shqyrtimit të forcave japoneze të mbrojtjes në bazën ajrore Iruma, raporton Reuters.
Ai do të takohet me kryeministrin japonez Fumio Kishida.