Më shumë njerëz në Zvicër duan që vendi të afrohet me NATO-n, një ndryshim në qëndrime i nxitur nga lufta në Ukrainë, tregon një studim i ri, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Këtë janar, për herë të parë, humica e zviceranëve – 55% – ishin në favor të afrimit me NATO-n, sipas një sondazhi nga Akademia Ushtarake (MILAK) dhe Qendra për Studime të Sigurisë në universitetin ETH Cyrih.
Kjo ishte 10% më shumë se në janar 2021, thuhet në raportin e publikuar të enjten.
Të paktën 53% e të anketuarve besojnë se neutraliteti i Zvicrës e lejon atë të planifikojë mbrojtjen ushtarake së bashku me NATO-n, shtoi ai.
Rreth 78% e shohin një ushtri zvicerane të pajisur plotësisht si një domosdoshmëri, 3% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa 14% thanë se Zvicra shpenzon “shumë pak” për ushtrinë e saj, 7% më shumë se në 2022.
Krahasuar me vitin 2019, besimi në ShBA u rrit 23% për të arritur në 51%, ndërsa besimi në Kinë dhe Rusi ra me 12% duke arritur respektivisht 10% dhe 4%, thuhet në raport.
Sipas sondazhit, 81% e të anketuarve shohin një të ardhme pozitive për Zvicrën, një rënie prej 5% nga janari 2022, por vetëm 24% ishin ende optimistë për të ardhmen globale.
Të anketuarit përmendën luftërat (41.8%), shkatërrimin e natyrës (33.8%) dhe krizat ekonomike (31.3%) si tre kërcënimet më të mëdha, thuhet në raport. /FolDrejt/