Forcat konfliktuale në Sudan po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të reja të armëpushimit që skadon sot.
Marrëveshja e fundit e armëpushimit skadon sonte në mesnatë me orën lokale, dhe situata në Khartoum, pas luftimeve të ashpra që u ndezën pranë qendrës së qytetit të shtunën mbrëma, ishte relativisht e qetë këtë mëngjes, konfirmoi një reporter i Reuters.
Ushtria sudaneze njoftoi sot se shkatërroi autokolonat e Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat po lëviznin nga perëndimi drejt Khartoum./FolDrejt/