Aktualisht janë rreth 150 adresa në Stokholm, ku policia pret që të ndodhin akte dhune në të ardhmen, njoftoi sot shërbimi publik SVT, pas një rritje rekord të vrasjeve që lidhen me konfliktin mes grupeve kriminale në shtator.
Shefja e policisë në kryeqytetin suedez, Katrin Kimerijs Wikström, thotë se është e pamundur që policia të jetë në të gjitha vendet në të njëjtën kohë.
Ajo nuk konfirmoi se sa adresa po vëzhgonte policia, por tha se po monitoronin sa më shumë që të ishte e mundur.