Inflacioni vjetor në Suedi ishte 11.5 për qind në nëntor, nga 10.9 për qind në tetor, duke arritur nivelin më të lartë që nga gushti i vitit 1981.
Zyra suedeze e Statistikave njoftoi sot se inflacioni mujor kishte arritur në 1 për qind në nëntor, duke u rritur nga 0.2 për qind sa ishte muajin e kaluar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në bazë vjetore, rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te ushqimet dhe pijet joalkoolike me 18.6 për qind.
Banimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera shënuan rritje prej 17.61 për qind ndërsa mobiliet dhe sendet shtëpiake me 15.4 për qind.
Ndërkohë, komunikimet shënuan një normë negative inflacioni prej 0.12 për qind./FolDrejt/