Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në zgrip të shpërbërjes, një ofertë e lakmueshme i vjen Sulltan Abdulhamidit II nga Bajroni Rothchild, që përveç financave, kontrollonte edhe fabrikat e mëdha të prodhimit të armëve.
Përgatiti: Fitim Duka
Në vijim keni bisedën e zhvilluar mes tyre:
Abdulhamid II: Shiko, ne e kemi Palestinën prej në kohën kur Javuz Sulltan Selimi e pushtoi Jeruzalemin. A dëshironi ta merrni prej nesh Palestinën?
Rothchild: Unë do paguaj të gjitha borxhet e Perandorisë Osmane.
Abdulhamid II: Palestina është më e vlefshme se paratë tuaja.
Rothchild: Unë do e nderoj Perandorinë Osmane karshi shteteve tjera.
Abdulhamid II: Ai që ka Palestinën (Jeruzalemin) është më i nderuari.
Rothchild: Unë do dhuroj armë moderne për ushtarët tuaj.
Abdulhamid II: Një ushtri që nuk mund të mbrojë Palestinën është si një tufë leshi. Efendi, për ne Palestina (Jeruzalemi) është më e vlefshme se gjithçka që ofroni ju në këtë botë. Jeruzalemi është Haremi ynë. Kupolat e saj përhapen në gjithë botën, kurse ezani që këndohet atje mbush zemrat e të gjithë muslimanëve nëpër botë.
Në nderim të të parëve tanë, tani dilni jashtë!