Gjashtë roje fshati humbën jetën në një sulm të kryer me automjet të mbushur me eksploziv në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori Sayed Vahid Katali u tha gazetarëve se sulmuesit shënjestruan stacionin e rojeve në fshatin Kuddus Abad të rrethit Kohsan me një automjet të mbushur me shpërthyes.
Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.