Dy persona janë arrestuar pasi sulmuan dy të tjerë në Isniq të Deçanit.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:30, transmeton Fol Drejt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/