Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë, me ç’rast, i sulmuari ka pësuar lëndime të lehta, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Xhavit Mitrovica, Prishtinë, 11.08.2022 – 08:45. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi gjersa ai ishte duke ecur në rrugë, është sulmuar fizikisht duke u goditur me grushte nga një i dyshuar mashkull i pa njohur për të. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar./FolDrejt/