Një person është sulmuar me thikë në Viti.
Rasti u raportua të dielën, rreth orës 15:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/