Një person është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prizren, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:50.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti.
Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar.
Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.