Një person është arrestuar pas sulmit fizik që ka bërë ndaj katër zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i arrestuari fillimisht nuk ka respektuar urdhrin, e më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarët policorë.
Katër viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/