E shtunë, 4 Maj, 2024

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi: U zgjuam pasi pësuam golin, por ishte vonë

Lexoni edhe..

Vedat Muriqi ka pranuar se Kosova e pati të vështirë të zhvillonte lojën e vet ndaj Greqisë. Sipas tij, reagimi i Dardanëve pas pësimit të golit, erdhi vonë.

“Kur erdhëm këtu, e dinim që kishin të bënim me një kundërshtar shumë të fortë në aspektin mbrojtës dhe sulmues. Ishim pak më mirë se në ndeshjen e parë”.

“Pasi pësuam golin, u zgjuam, por ishte vonë. Na vjen keq, ishte një rast i mirë për të marrë tri pikë. Kemi edhe dy ndeshje, të marrim vendin e dytë dhe të kualifikohemi si vendi i dytë më i mirë”, është shprehur ai.

Greqia tashmë e ka siguruar vendin e parë, por – sipas Muriqit – Kosova ka ende motiv për të luajtur dhe kërkuar rezultate pozitive

“Sa më shumë rotacion dhe sa më shumë lojtarë të mirë të kemi në skuadër, aq më shumë freski. Ne nuk jemi të njëjtë. Fatkeqësisht, kemi të lënduar dhe lojtarë të pezulluar. Nuk doli siç e kishim menduar.

“Kemi në shtator ndeshjet e ardhshme dhe shpresojmë të jemi 100 për qind gati. Jemi duke luajtur futboll, nëse nuk e arrin vendin e parë, të luftojmë për të dytin, e kemi kapacitetin”, ka thënë sulmuesi./FolDrejt/

Të ngjajshme