Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vlerësuar kontributin e Edi Ramës në prezantimin e kombit shqiptar, derisa ka vlerësuar se pikërisht kontributi i Edi Ramës nuk e lejon degradimin e agjendës së Kosovës.
“Është fat për ne si komb shqiptar që Edi Rama i flet botës, të paktën që nuk e lejon të degradojë agjenda jonë me aq fuqi sa ka”, është shprehur Tahiri.
“Qeveria nuk e di cili do të jetë formati i një konference që është një angazhim i Ramës që Kosova të mos degradojë edhe më tutje, e kem një person që ka kredibilitet ndërkombëtar dhe flet për Kosovën në një kohë kur na vendosen sanksionet”, ka shtuar ai më tej./FolDrejt/