Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me rastin e 24-vjetorit të Policisë së Kosovës, ka thënë se ky institucion është krenaria e Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Por, me këtë rast, Tahiri nuk ka kursyer kritikat ndaj Qeverisë, duke thënë se në vend të “të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor.”
Postimi i plotë i Tahirit:
Policia e Kosovës është krenaria e Kosovës – me këtë fjali do të doja të uroj 24 vjetorin secilit polic, i cili është pjesë e këtij institucioni të sigurisë.
Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor.
Këto janë brengat e secilit polic.
Policëve nuk u intereson se në çfarë forme trajtohet paga e tyre. Atyre u intereson që ta marrin pagën e dinjitetshme. Po bëhen tri vjet që po jepen shumë fjalë për Policinë e Kosovës, por mbështetje shumë pak