Deputeti nga radhët e AAK-së, njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si skandal refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për ta takuar homologun shqiptar, Edi Rama jashtë kornizave të mbledhjes së dy qeverive.
Sipas Tahirit, “refuzimi i takimit nga Kurti është një ndër skandalet më të mëdha, një ndër momentet që me të vërtet e bën të turpëruar secilin shqiptar që mendon dhe merr frymë shqip”
“Sa i përket vizitës së Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë cilido që është ai vjen në shtëpinë e e vet e tek vëllezërit dhe motrat e veta. Refuzimi i takimit nga Kurti është një ndër skandalet më të mëdha, një ndër momentet që me të vërtet e bën të turpëruar secilin shqiptar që mendon dhe merr frymë shqip”, është shprehur Tahiri.
“Edi Rama është kryeministër, nuk vjen si person privat, ai përfaqëson një shtet që është anëtar i NATO-s, është një mik që ka një brengë për situatën në Kosovë. Takimi duhet të ndodh Rama ka bërë edhe një hap tutje, e pash në faqen e tij që ka urdhëruar të gjitëë ministrat që t’i nënshkruajnë marrëveshjet që të plotësohen kërkesat e Kurtit. Këto veprime zbardhin një agjendë hipokrite e mashtruese gjatë gjithë kohës”, ka shtuar ai më tej./FolDrejt/