Si pasojë e tajfunit Nanmadol, dy persona kanë humbur jetën në Japoni.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka lëshuar paralajmërime për shkak të tajfunit Nanmadol që goditi rajonin Kyushu, në jug të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nanmadol është tajfuni i 14-të që godet Japoninë këtë vit dhe solli reshje të mëdha shiu në disa pjesë të vendit.
Dy persona humbën jetën në Miyazaki dhe një person u zhduk në Hiroshima. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut janë lënduar 151 persona.
Më shumë se 350 mijë familje mbetën pa energji elektrike.
Paralajmërimi i djeshëm, nga niveli më i lartë u ul në nivelin katër.
Autoritetet kanë kërkuar evakuimin e rreth 9 milionë banorëve./FolDrejt/