Tanzania planifikon të ndërtojë urën më të gjatë në Afrikë, 50 kilometra të gjatë, e cila do të lidhë kontinentin me ishujt Zanzibar, në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe tregtinë.
Zëvendësministri i Punës dhe Transportit i Tanzanisë, Geoffrey Kasekenya, ka zbuluar se negociatat për ndërtimin e urës, të cilat kanë filluar më 11 mars, kanë përparuar shumë, raporton “Business Insider”.
Sipas Kasekenya, kompania inxhinierike kineze COVEC ka shprehur interes për të ndihmuar në ndërtimin e urës./FolDrejt/