Igli Tare po punon për të përforcuar Lazion dhe për t’i dhuruar lojtarët e duhur trajnerin Simone Inzaghi.
Bardhekaltrit kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe ideja e fundit e drejtorit sportiv është Marcos Rojo.
30-vjeçari është pjesë e Manchester United, ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi anglez nuk e ka në plane për të ardhmen. Rojo ka një eksperiencë të madhe, teksa numëron 61 ndeshje dhe 3 gola të shënuar me Argjentinën.
Tare ka kryer një sondazh sipas mediave italiane, duke kërkuar informacion për të dhe kërkesat e “Djajve të Kuq”. Rojo ka luajtur në Evropë me Spartakun e Moskës dhe Sportingun e Lisbonës.