Rusia do të jetë në gjendje të prodhojë të paktën 490-500 milionë tonë naftë në vitin 2023, tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Sipas Novak, Rusia do të prodhojë vëllime të tilla nafte edhe nën embargon e re të naftës të BE-së të vendosur më 5 dhjetor.
“Nuk e përjashtoj që në vitin 2023 të ketë rreziqe të rënies së prodhimit në periudha të caktuara. Është e mundur që reduktimi maksimal të arrijë në 7-8 për qind. Megjithatë, për vitin në tërësi do të prodhojmë të paktën 490-500 milionë tonë. Por përsëri, shumë do të varen nga logjistika”, tha Novak./FolDrejt/