Të paktën 28 persona u vranë, duke përfshirë ushtarë dhe civilë, në dy sulme nga grupet e armatosura në Burkina Faso, njoftoi guvernatori rajonal dhe ushtria.
Ushtria njoftoi se një njësi luftarake në Falangutu, në veri të vendit pranë kufirit me Nigerin, u sulmua dhe se 10 ushtarë, dy luftëtarë të forcave vullnetare dhe një civil u vranë, raporton Reuters.
Guvernatori i rajonit në një deklaratë të veçantë deklaroi se menjëherë pas sulmit ndaj ushtrisë, njerëz të armatosur të panjohur ndaluan dy automjete transportuese me tetë gra dhe 16 burra dhe se gratë dhe një burrë u liruan, transmeton Fol Drejt.