Përmbytjet e shpejta të shkaktuara nga shirat e dendur kanë vrarë të paktën 29 njerëz dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në lindje të Afganistanit , thanë zyrtarët sot.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë provincat Parwan, Kapisa dhe Nangarhar në 24 orët e fundit. Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 50 u plagosën në Parwan, sipas Mohammad Nasib Haqqani, një zëdhënës i ministrisë së menaxhimit të fatkeqësive, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Të mbjellat, dhjetëra shtëpi dhe rrugë u shkatërruan,” shpjegoi Mohammad Nasib Haqqani.