Policia e identifikoi sulmuesin si një ish-pjesëtar të policisë, i cili u shkarkua nga detyra vitin e kaluar dhe ishte objekt i një padie për lëndë narkotike.
Numri i viktimave në sulmin e një ish-oficer policie në një kopsht fëmijësh në verilindje të Tajlandës është rritur në 38 dhe mes të vdekurve janë të paktën 22 fëmijë, tha zëdhënësi i policisë tajlandeze.
Sulmuesi kreu vetëvrasje pas krimit, në të cilin vrau gruan dhe fëmijën e tij, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.