Vetëm gjatë javës së kaluar, pesë fëmijë dyshohet se u vranë nga forcat e sigurisë, dhe në mesin e të vdekurve ishte 9-vjeçari Kiyan Pirfalak, i cili ishte një nga shtatë të vrarët në qytetin perëndimor të Izeh.
Të paktën 58 fëmijë dyshohet se janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave kundër regjimit, dhe grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se fëmijë tetë vjeçarë janë ndër viktimat e dhunës së kryer nga anëtarët e shërbimeve të sigurimit shtetëror, raporton London Guardian, transmeton Fol Drejt.
Sipas aktivistëve iranianë të të drejtave të njeriut nga organizata HRA, 46 djem dhe 12 vajza nën moshën 18 vjeç janë vrarë që nga fillimi i protestave më 16 shtator në lidhje me vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, gjatë qëndrimit të saj në kujdestarinë e Policisë së Moralit./FolDrejt/