Teksasi ka marrë vendim për të shfuqizuar masën për vendosje të maskës dhe bizneseve do t’iu lejohet të punojnë me kapacitet të plotë nga java tjetër, ka thënë guvernatori i këtij shteti, Greg Abbott.
Teksasi është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund masës për vendosje të maskës.
Mirëpo administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e ka bërë të qartë se kufizimet për koronavirus janë ende të nevojshme.
Masa të ngjashme janë shfuqizuar edhe në shtetet tjera, përfshirë Miçiganin, Luizianën dhe Misisipin, ku nuk do të kërkohet vendosja e maskës.
Presidenti Biden ka thënë të martën se SHBA-ja do të ketë mjaftueshëm vaksina për secilin person të rritur, deri në fund të majit.