Një person është arrestuar nga policia, fillimisht nën dyshimet për ngasje të një veture të paregjistruar që nga qershori i vitit të kaluar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15 të datës 5 qershor, në rrugën “William Volker”, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Deri në momentin e arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’i ikë policisë dhe në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar.
Pas arrestimit dhe dërgimit në stacionin policor, ka rezultuar se i dyshuari ka pasur një të kaluar kriminale, me raste si vjedhje grabitqare, dhunë në familje, sulm, kanosje e posedim i substancave narkotike.
Sipas njoftimit policor, bëhet e ditur gjithashtu se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur gjatë vozitjes./FolDrejt/