Një person u arrestua në Rezall të Skenderajt gjatë ditës së djeshme.
Rasti u raportua rreth orës 11:25, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/