Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në det, jo shumë larg brigjeve të Indonezisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Epiqendra ishte 282 kilometra në jugperëndim të qytetit Tual, i cili ka rreth 40,000 banorë dhe ishte në një thellësi prej 112 kilometrash, raportoi agjencia Tas.
Për momentin nuk ka informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale apo ka të lënduar, si dhe nuk është dhënë paralajmërim për cunami./FolDrejt/