Një tërmet me magnitudë pesë ballë të shkallës Rihter goditi sot qytetin Parsian në provincën jugore iraniane Hormuzgan.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike, tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në qytetin Parsian në provincën Hormuzgan, u regjistrua në orën 19:27 me orën lokale, raporton AA, transmeton Fol Drejt.
Tërmeti, i cili tronditi ishullin Kish në Gjirin Persik si dhe Parsian, u regjistrua në një thellësi prej 11 kilometrash. /FolDrejt/