Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet veriore të Siçilisë, jo shumë larg nga ishujt Eolian.
Nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 30 kilometrash, dhe epiqendra ka qenë në veriperëndim të ishullit Alikudi, transmeton Fol Drejt.